KreuStil Jetese

Trendi që na pëlqen vjen nga VIP-at: qenka sezoni i riciklimit të veshjeve!

Kur Stella McCartney vendosi të fliste në një site socializimi mbi zgjedhjen e bërë nga aktori Joaquin Phoenix për të veshur të njëjtin kostum në të gjithë eventet e sezonit, preku një pikë delikate. Phoenix mund të mos jetë një ikonë e modës, megjithatë zgjedhja e tij pati rol të rëndësishëm në diskutimet për mbrojtjen e mjedisit kundrejt veshjeve pafund të yjeve. Nicole Phelps kujtonte vitin e kaluar se sezoni I premierave, cmimeve e festave do të thoshte edhe prodhim I madh pelhurash per look-un special të VIP-ave. Në mesin e tyre sakaq, ata që kanë më shumë respekt për natyrën, kanë bërë disa zgjedhje që janë vlerësuar shumë. Kështu Emma Watson e Rooney Mara nuk kanë vrapuar tek koleksionet e reja, por kanë mbajtur rroba vintage. Të tjerë kanë zgjedhur të kontrollojnë dollapin e të riciklojnë veshje të mëhershme ( e vështirë kjo për yjet, që për cdo event duan një fustan të ri). Tiffany Haddish e ka veshur pesë herë fustanin e Alexander McQueen, të blerë për premierën e filmit `Girls Trip’. Të njëjtën gjë kanë bërë dhe emra të tjerë të famshëm:

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF