KreuStil Jetese

Rita Ora mban premtimin; ndërton shtëpinë e familjes Sala

Tërmeti i 26 nëntorit që preku vendin tonë solidarizoi shumë njerëz të njohur e të panjohur. Një ndër personazhet VIP që iu bashkua kauzës dhe situatës së vështirë ishte edhe artistja Rita Ora, e cila mori në kujdes familjen Sala dhe u zotua t’i ndërtonte atyre një shtëpi.

E siç ka bërë me dije kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, Rita tashmë e ka mbajtur premtimin pasi në kohë rekord është ndërtuar edhe shtëpia e re. Ka qenë Veliaj i shoqëruara nga Amantia- vajza e tezës së këngëtares ata që kanë dorëzuar çelësat e shtëpisë duke falenderuar Orën për ndihmën.

Familja Sala falenderuan kryebashkiakun Veliaj dhe këngëtaren Rita Ora për shtëpinë e re. E emocionuar, Edlira Sala tha se nuk kishte mundur që të sistemonte fëmijët e saj në një banesë të tillë. “S’e kisha menduar ndonjëherë në jetën time që një këngëtare do vinte të më bënte shtëpinë këtu. E falenderoj shumë madje, që e bëri këtë për familjen time. Unë kam mbi 20 vite martesë, nuk arrita të bëj diçka”, u shpreh ajo.

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF