KreuCelebrity

Meghani kërkoi largimin, mbretëresha i bën Kate-it një “super dhuratë“!

Harry dhe e shoqja, Meghan Markle shkaktuan një tërmet të vërtetë në familjen mbretërore britanike me vendimin e tyre për t`u shkëputur prej saj. Mbretëreshës Elisabetë, sic thonë burime pranë saj, nuk po “I del e keqja“.Po të kujtohemi mirë në fakt, monarkja e trajtoi mjaft ngrohtë Meghanin që kur u shpall zyrtarisht fejesa e saj me nipin. Edhe në publik ato shiheshin mjaft të qeshura me njëra tjetrën, e në ndonjë rast, dukej sikur e kishin anashkaluar ca Kate-in.

Por tani, “nusja e madhe“ është rikthyer sërish në favorite të mbretëreshës. Kjo e fundit I bëri një dhuratë të vecantë.

Mediat britanikë shkruajnë se i ka dhuruar në mënyrë simbolike çelësat e pallatit mbretëror ‘Buckingham Palace’, një gjest I rrallë ky. E në fakt, nuk është dhe aq simbolike sepse e ka lejuar edhe të organizojë një festë për ditëlindjen në 20 janar, në pallatin mbretëror.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF