KreuCelebrity

Thotë se nuk i ka mbetur hatri, por Fifi nuk dashka të marrë pjesë tek Kënga Magjike!

Fifi nuk i mbajti dot lotët kur Eneda Tarifa u shpall fituese e “Këngës Magjike“. Salla thërriste emrin e saj, megjithatë Fifi nuk e hodhi poshtë kolegen dhe thotë se ka marrëdhënia të mira me të. Në fund të fundit, edhe i dha pikët maksimale në festival.

Po gjysëm kupën a e mori, deshi të dinte Bora Zemani. “Një kupë mu ka thy prej tërmetit. Nëse e kam ndjerë një konkurrent në ‘Kënga Magjike’ ka qenë Eneda Tarifa. Dolën fjalë që i kisha paguar fansat në skenë. Pasha allahun të kisha pare t’i paguaja, nuk i kisha lënë, po s’i kam aq pare sa t’i paguaj njerëzit. U ndjeva e bekuar, por më ka ardhur keq për pozicionin që ka qenë Eneda. Ajo e mori me sportivitet”, u shpreh Fifi. Por ndonëse thotë se s`mban mëri, sërish shtoi se nuk do të marrë pjesë në festivalin e radhës të ‘Këngës Magjike’, të paktën këtë mendje ka tani.

 

 

Dhe erdhi e enjtja me plot surpriza… vazhdojme te jemi une, @donaldveshaj, @romeoveshaj por na eshte bashkuar edhe @fifi.official.fr ! Vazhdojme te kemi te njejtat rubrika por tema te ndryshme, te njejten interviste por me pyetje ndryshe ?. Shihemi sonte ora 21:00 ne @tring_albania

A post shared by Bora Zemani (@borazemani) on

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF