“Dua ta mësoni të vërtetën nga unë”: Princ Harry reagon për herë të parë pasi la mbretërinë!

 

Pak ditë më parë e gjithë bota mësoi vendimin e Princ Harry dhe Meghan Markle për të mos qenë më pjesë (e protokolleve) e familjes mbretërore. Tani ish-Duka dhe Dukesha e Sussex do të kenë një jetë si njerëz të thjeshtë së bashku me të birin Archie.

Mediat britanike raportuan versione të ndryshme rreth asaj që u quajt me termin “Megxit”, dhe vetëm mbrëmë ka qenë vetë Harry që ka reaguar për herë të parë në një mbrëmje bamirësie.

“Dua të dëgjoni të vërtetën nga mua. Nuk po jua flas si Princi, as si Duka por si Harry. Vendimi që unë dhe bashkëshortja ime morën nuk ishte aspak i thjeshtë. U deshën muaj të tëra diksutimesh e bisedimesh e po ashtu shumë vite plot sfida. Ndoshta nuk është një vendim i drejtë, por në këto kushte nuk kishte zgjidhje tjetër. Dua ta bëj të qartë që nuk po largohemi. Ne shpresuam se mund të vazhdonim t’i shërbenim mbretëreshës pa fonde publike, por kjo, fatkeqësisht, nuk ishte e mundur. Me Meghan-in, gjeta dashurinë dhe lumturinë për të cilën kishte shpresuar gjithë jetën time, por dua ta bëj të qartë se ne nuk po largohemi. Mbretëria e Bashkuar është shtëpia ime, është vendi që dua, dhe kjo nuk ka për të ndryshuar kurrë”; ka thënë Harry në fjalimin e tij gjatë një mbrëmje bamirësie

Arsyeja që e shtyu çiftin të marrë këtë vendim është se Harry druhej që bashkëshortja mund të binte viktimë e të “njëjtave forca të fuqishme” që çuan në vdekjen e së ëmës, princeshës së Ëellsit, Diana. Si pjesë e marrëveshjes së finalizuar të shtunën mes mbretëreshës, figurave të tjera të larta mbretërore dhe çiftit, Harry dhe Meghani nuk do ta përfaqësojnë më zyrtarisht monarkinë, dhe duke nisur nga pranvera, nuk do të përdorin dot më as titujt e tyre mbretërore

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article