Tani janë të lirë! Ja 10 rregullat që Harry dhe Meghan mund t`i “shkelin“ qetësisht!

Me vendimin e tyrë për t`u shkëputur nga familja mbretërore, Duka dhe Dukesha e Sussex, shkakton habi, zhgënjim e zemërim. Nga ana tjetër, edhe vetë do t`I ndiejnë pasojat e kësaj lëvizjeje, sepse statusi mbretëror padyshim ka dhe privilegje të mëdha. Por cilat janë ndërkohë përfitimet? Epo kryesorja është liria!

Tani Harry dhe Meghan nuk janë të detyruar më të respektojnë disa rregulla, që përpara konsideroheshin të detyrueshme:

1- Çiftit mbretëror nuk i lejohet të japë autografe.

2- Çiftit mbretëror nuk i lejohet të përqafojë fansat.

3-Çifti mbretëror duhet të përfaqësojë Mbretëreshën në ngjarjet zyrtare të familjes.

4-Çifti mbretëror duhet të mbajë një ceremoni pagëzimi për fëmijën e ardhshëm.

5-Të dy duhet të thirren me titullin “Lartmadhëria juaj” dhe jo me emrat e tyre të thjeshtë.

6-Çifti mbretëror nuk duhet të përqafohet apo të puthet në publik, pasi shkel protokollin.

7-Meghan Markle duhet të mbajë vetëm veshje që i përshtaten statusit të saj mbretëror.

8-Çifti mbretëror duhet të ndjekë rregullin e Mbretëreshës: “Kurrë mos u ankoni, kurrë mos jepni shpjegime”.

9-Harry, ashtu si Meghan, duhet t’i zgjedhë veshjet e tij të përshtatshme me statusin e tij mbretëror.

  1. Meghan Markle nuk mund t’i rikthehet aktrimit.

Përpos këtyre, mësohet se një tjetër temë që e shqetësonte mjaft Meghanin ishte fakti që nuk mund t`I shprehte publikisht pikëpamjet e saj politike, kjo është dicka që nuk I lejohet pjesëtarëve të familjes mbretërore. Ndërsa tani mund ta bëjë hapur një gjë të tillë. Përpara se të fejohej me Harry-n, aktorja amerikane kishte sulmuar online presidentin Trump, duke e cilësuar që njeri paragjykues për gratë.

Previous ArticleNext Article