Çfarë është koronavirus dhe a duhet të shqetësohemi?!

Një virus – më parë i panjohur për shkencën – po shkakton sëmundje të rëndë të mushkërive në Kinë dhe gjithashtu është zbuluar në vende të tjera. Të paktën 106 persona dihet se kanë vdekur nga virusi, i cili u shfaq në qytetin kinez Wuhan në dhjetor të vitit të kaluar. Tashmë janë mijëra raste të konfirmuara që janë prekur nga koronavirus dhe ekspertët presin që numri i tyre të rritet.

Simptomat

Gjithçka duket se fillon me ethe, e ndjekur nga një kollë e thatë dhe më pas, pas një jave, çon në gulçim dhe disa pacientë kanë nevojë për trajtim në spital. Vetë familja koronavirus mund të shkaktojë simptoma që variojnë nga një ftohje e butë deri në vdekje. Koronavirusi i ri që është përhapur në më shumë se 2,000 njerëz është infektiv në periudhën e tij të inkubacionit – para shfaqjes së simptomave – duke e bërë atë më të vështirë për të mos u përhapur. Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) po konsideron shpalljen e një emergjence ndërkombëtare të shëndetit publik – siç bëri me gripin e derrit dhe virusin Ebola.

Sa mundësi ka që koronavirus të vijë në Shqipëri?

Duke qenë se më shumë se 90% të të infekuarve janë në Kinë, në të cilën është prekur pothuajse çdo provincë, mënyra që të mund të përhapet ky virus nëpër shtete të tjera janë fluturimet nga Kina. Por Shqipëria nuk ka një linjë ajrore direkte nga Kina dhe kjo e bën pothuajse, të paktën për momentin të pamundur që koronavirus të vijë në vendin tonë.

Specialistët e shëndetit publik herë pas here gjatë këtyre ditëve kanë bërë deklarata për mediat, duke theksuar se për momentin nuk ka aspak vend për panik

Lorenc Hashrova, Shef i Njësisë Kufitare të Inspektimit Shëndetësor në aeroportin e Rinasit tha dje në “Opinion” se Shqipëria nuk ka fluturime dierekte me Kinën. Prandaj, për të gjithë ata që duan të hyjnë në Shqipëri merret informacion nga vendet tranzit.

“Në momentin që unë marr vesh se dy, tre persona kanë ardhur nga Kina, unë shkoj dhe i intervistoj në bazë të pyetësorit të OBSH-së. Në rast se ka shenja klinike, i ekzaminojmë me termometër me lazer,”; tha Hashrova.

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article