KreuBordo Men

Endrit Mërtiri , i lodhur me VIP-at shqiptarë, ja cfarë kërkojnë të gjithë!

Endrit Mërtiri , i lodhur me VIP-at shqiptarë, ja cfarë

Endrit Mërtiri ishte i ftuari i radhës ditën e sotme në emisionin “Wake Up”, ku ka rrëfyer më shumë për punën e tij. Fotografi është mjaft i vlerësuar e ka në portofolin e vet profesional një sërë setesh të mrekullueshme fotografike. Por në Instagram, nuk I sheh foto VIP-ash shqiptarë. Përsenë, e tregoi vetë në emision.  Endriti tha se personazhet publikë ndërhyjnë në punën e tij, duke kërkuar ta perfeksionojnë foton me photoshop. “Me modelet ti tregon artin tënd, dëshirat e tua, çfarë do të bësh. Ndërsa me personazhet, ka disa që të ndërhyjnë te veshja, ndërhyjnë te grimi, ndërhyjnë të pozat, ndërhyjnë dhe në post produksion. Detyrohesh që edhe fotot të mos i postosh fare sepse kanë bërë çfarë kanë dashur. Në fund të fundit, publiku ka të drejtë që thotë ‘sa shumë photoshop’ ose ‘nuk njihet’. Kjo është diçka që hyn drejtpërdrejt te profesionalizmi,” ka qenë komenti i tij. “Ka personazhe shqiptarë që janë të kompleksuar dhe të shtyjnë të të dalësh nga profesionalizmi dhe detyrohesh ta bësh setin vetëm sepse nuk do t’ia prishësh ose nuk do ta mërzisësh.”- ka shtuar ai.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF