Melania Trump dashuron një tjetër? Thashethemi që “ ka marrë dhenë”!

Melania Trump dashuron dikë tjetër, dhe i shoqi e di, e nuk shqetësohet. Ky është thashethemi që është përhapur këto kohë, e që ka gjetur hapësirë dhe në shtypin ndërkombëtar.

Pasi Trump fitoi zgjedhjet në 2016-tën, Melania nuk u zhvendos menjëherë në Shtëpinë e Bardhë. Asokohe, ajo zgjodhi të qëndronte në Nju Jork derisa djali I tyre, Barron, të mbaronte shkollën. Megjithatë, shkrimtarja Monica Byrne pretendon se kjo nuk është e vërtetë. Duket se Melania kishte një marrëdhënie me shefin e sigurisë së filialit të Tiffany, që e ka qendrën në Kullën Trump. Ai quhet Hank Siemers.

“ Melania nuk jetonte me Trumpin, ajo po qëndronte me të dashurin e saj” ka shkruar në Twitter Noel Casler, ish i punesuar i “The Apprentice”. Është folur dhe më parë që Trump dhe Melania kanë qenë në prag divorci, dhe se sipas këtyre fjalëve, ajo është detyruar ta shtyjë ndarjen derisa i shoqi të përfundojë mandatin presidencial.

Previous ArticleNext Article