Cështje geni; vajza e Robert Aliajt “cmend“ jurinë e “The Voice Kids“ në Belgjikë!

Me talentin e saj ( të cilin duket qartë se nga e ka trashëguar), vajza e Robert Aliajt ka mahnitur jurinë e “The Voice Kids“ në Belgjikë, vendi ku Gala ka lindur e është rritur. Me zërin e plotë dhe interpretimin e jashtëzakonshëm, vajza bëri që të gjithë anëtaret  e jurisë të shtypnin butonin e të kthenin karriget.

Gala konkuroi me këngën “Don’t know Why” të Norah James dhe ishte e mrekullueshme! I ati dhe e ëma prisnin të emocionuar në prapaskenë e shpërthyen në brohorima nga gëzimi kur panë se cfarë përshtypjeje i bëri vajza jurisë.

Arbër Cepani e shpërndau videon në Instagram, duke e shoqëruar me këtë koment: “Unë besoj se kjo vajza do jetë shumë shpejt një yll botëror. E them me bindje. Jo sepse e kam familjare por sepse ka një talent dhe një sharm magnetik. Pas pak vitesh këtu do jemi të flasim përsëri për Galën e bukur, që do jetë në majat e suksesit botëror . Kush mendon të kundërtën, të verë një bast me mua!“

 

Previous ArticleNext Article