Ditëlindja e Tutës/ Me disa postime prekëse Arbana rrëfen gjithçka për marrëdhënien me të ëmën!

 

Në familjen e Arbana Osmanit sot ka festë, dhe jo me rastin e Shën Valentinit (edhe me siguri do të festohet, por këtë mengjes 14 shkurti moderatorja ka dashur të kremtojë një tjetër datë të shënuar).

Tuta, siç e gjithë familja e thërasin nënën e Arbanës sot feston ditëlindjen e si rrallëherë e bija e ka uruar publikisht nëpërmjet një sërë storysh në isntagram, ku herë me humor, e herë me ndjesi shpirti e falenderime përulëse, Arbana na njohu me marrëdhënien që ka me zonjën Teuta.

Gëzuar ditëlindjen Tuta ime e bukur

Ti sjell kaq shumë lumturi 

Je shoqja ime e ngushtë

Gati për të pirë verë (edhe pse e urren), në periudhat e errëta

Gjithmonë një hap me modën

Shpresoj që një ditë Joni të më dojë mua sa gjysma e asaj që unë të dua ty

Previous ArticleNext Article