KreuCelebrity

Sa shumë qeshëm: Këngëtarja shqiptare mori dhuratën më ‘funny’ këtë Shën Valentin nga bashkëshorti!

 

Nuk e di se si keni zgjedhur ta festoni ditën e të dashuruarve, të merrni e të jepni dhurata, të dilni për një darkë romantike apo thjesht të shihni një film në divan.

Për ata që duan të bëjnë një dhuratë për partnerin/en këtë 14 shkurt, por të mos jetë asgjë klishe, bashkëshorti i këngëtares Teuta Kurti sapo ju dha një super ide.

Aspak xheloz, dhe fare i hapur Dardani i ka dhuruar këtë Shën Valentin bashkëshortes së tij Teutës burrin e ëndrrave të saj.

Në pamundësi për t’ja sjellë fizikisht Brad Pitt-in, Dardani zëvedësoi portretin e tij në një foto familjare së bashku me Teutën dhe tre fëmijët, me atë të aktorit të Hollywood.

Kjo ‘surprizë’ kaq gazmore i ka pëlqyer shumë këngëtares kosovare dhe e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, ku për hir të së vërtetës komentet komplimentuese kanë qenë të shumta për natyrën ‘funny’ dhe pa komplekse të Dardanit.

Epo, gëzuar Shën Valentinin Teutë, dhe ta gëzosh Brad Pitt-in sot!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF