KreuArt

Regjisori shqiptar nderohet me cmimin e rëndësishëm ne festivalin e filmit në Londër!

Një tjetër emër i njohur në Shqipëri merr vlerësim maksimal jashtë kufijve të vendit, në evente të rëndësishme sic është Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Londër. Pluton Vasi ka rrëmbyer statuetën e “regjisorit më të mirë“. Është një arritje e madhe për regjisorin e njohur, që u paraqit në konkurim me filmin “Ndërkombëtarët” .

Në rol kryesor,  është Eni Shehu, ndërsa kasti i aktorëve përbëhet dhe nga Ardian Cerga, Hervin Çuli, Karafil Shena, Rovena Lule, Kastriot Çaushi, Alfred Trebicka, Lulzim Zeqja, Eriona Kakeli, Alert Çeloaliaj, Adele Gjoka etj..

Komedia e zezë e  Vasit u nominua në 3 kategori në Festivalin e Londrës; Skenari më i mirë, Regjia më e mirë dhe Filmi më i mirë në gjuhë të huaj.  Ai njihet si një regjisor që ka spikatur si në filmin artistik, ashtu dhe në atë dokumentar, e kjo duket është parë dhe nga juria e festivalit në Londër, ku gara ka qenë mjaft e fortë.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF