Romeo bën rrëfimin befasues, ndarja me Jonidën s`paska qenë e lehtë!

Nga qëndrimi i tij e nga cfarë u pasqyrua në mediat rozë, u duk se Romeo Veshaj e kishte kaluar disi më lehtë ndarjen nga Jonida Maliqi, por nuk paska qenë kështu. Ndonjëherë, gjërat thjesht nuk janë ashtu sic duken. Aktori ishte I ftuar ne “ Wake Up“ ku u prek dhe kjo temë, që i ka bërë mediat të “ziejnë“ për muaj me radhë.

“Ndarje dhe largime tē bukura nuk ka, paçka se të gjithë i trajtojmë…Askush nuk i nis gjërat duke ditur që do përfundojnë, por jeta e tillë është, ka momente, lind vetëm, shtohesh rrugës dhe vdes vetëm. Që do të thotë janë gjëra që ndodhin”, u shpreh ai. Me këto fjalë, Romeo na tregoi edhe ndarja me Jonidën paska qenë e vështirë për të, por është pajtuar me këtë situatë e ka vazhduar jetën.

Previous ArticleNext Article