Shkak coronavirus; Shuhet familja e regjisorit i njohur

Regjisori i njohur kinez, Chang Kai dhe familja e tij kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit që ka prekur Wuhan, qyteti që ka qendër e shpërthimit.

“The Guardian” shkruan se regjisori 5-vjeçar ndërroi jetë më 14 shkurt, ndërsa pak orë pas tij vdiq edhe e motra.

Sipas mediave ndërkombëtare, të parët që ndërruan jetë ishin dy prindërit e Kai, ndërsa bashkëshortja gjithashtu e prekur nga coronavirus është në gjendje të rëndë shëndetësore.

I pari i infektuar ishte babai i regjisorit, por nuk e dinte me saktësi se ishte i prekur nga virusi dhe familjarët e tjerë u sëmurën teksa kujdeseshin për të.

Chang u regjistrua në shkollën e gazetarisë të Universitetit Wuhan për të studiuar fotografi në 1989 dhe punonte në Hubei Film Studio pas diplomimit.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article