Shenjat që tregojnë se make up-i juaj, ka skaduar!

Në një botë perfekte, produktet tona të preferuara të kozmetikës do të zgjasnin përgjithmonë.

Por e vërteta është, pavarësisht nëse janë krejt të reja apo duke shkuar drejt fundit, produktet e bukurisë skadojnë edhe ato. Dhe gjërat mund të shkojnë keq, sepse mund të shkaktojnë probleme të lëkurës dhe shëndetit nëse nuk hidhen në kohën e duhur.

“Ashtu si ushqimi, edhe produktet kozmetike kanë një datë skadimi. Me kalimin e kohës, kozmetika mund të mbajë baktere të dëmshme që rrezikojnë të çojnë në infeksione,” thotë Dr. David Schlessinger. Rreziqet, sipas tij, shumëfishohen kur këto produkte ndahen mes mikeshave. Por si ta kuptoni që make up-i juaj ka skaduar? Ja sa zgjasin ato normalisht:

Pudra dhe toni i syve- 2 vjet

Toni i syve në formë kremi- 12 deri në 18 muaj

Fondatina: 1 vit

Buzëkuqi dhe lapsi i buzëve: 1 vit

Lapsi i syve dhe rimeli: 3 muaj

Po si mund ta zgjasim pak jetën e tyre? Duke i mbajtur të mbyllur mirë dhe larg dritës së diellit, mundësisht në temperatura të freskëta dhe larg lagështisë.

Previous ArticleNext Article