KreuCelebrity

18 vjecarja shqiptare bën dicka të padëgjuar tek Italia’s Got Talent!

Gjithmonë e më shumë shqiptarë nga Shqipëria e Kosova po spikasin nëpër botë, sidomos në fushën e muzikës, ku talenti ynë, me sa duket, shpërthen! Një 18 vjecare në Itali, Vanesa Krasniqi, e cuditi jurinë e Italia’s Got Talent, kur u prezantua përpara pjesetarëve të saj me një variant të padëgjuar të këngës “Shallow“ nga Lady Gaga: atë Chipmunk.

Një prej anëtarëve të panelit, Frank Matano e ndihmoi ndërsa u ngjit më skenë të këndonte me të, po në të njëjtën mënyrë. Mënyra e të kënduarit shkaktoi të qeshura në sallë, megjithatë pas disa diskutimesh juria vendosi t`i jepte një shans të dytë e Vanesa tregoi se dinte të këndonte shumë bukur edhe me zërin normal, e kështu arriti të kalonte në fazën tjetër.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF