Babai i Ergi Dinit shpërthen në lotë: “ T`i kisha dhënë jetën time..”

Koha nuk fashit dot dhimbjen e Dashamir Dinit. Babai i këngëtarit të ndjerë Ergi Dini, ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të diskutuar mbi një eksperiment të realizuar në Korenë e Jugut, i cili i mundësoi një nëne të takonte virtualisht vajzën e saj e cila është larguar nga jeta, me anë të disa pajisjeve të avancuara teknologjike. Ideja e një pajisjeje të tillë është përshendetur nga Dashamiri, sipas të cilit ajo t`i gëzonte njerëzit që kanë humbur dikë të dashur. E në këtë bisedë, nuk arriti t`i mbante lotët.

“Unë tim biri s’arrita me i dhanë jetën teme që ai të ishte gjallë. Unë po jetoj jetën e tim biri. Më vijnë dy mijë mendime që s’mbarojnë kurrë. Është një tmerr, një ferr i vërtetë. Unë kam nevojë shumë për atë, me i thanë ‘më fal’, më i thanë ‘të du’, që të gjitha unë ia kam thënë”, u shpreh ai, duke bërë të përlotet edhe Bietën vetë dhe të pranishmit e tjerë.

Previous ArticleNext Article