Edhe Rudina Dembacaj pa grim e filtra, a ka shumë ndryshim?

Është moderatore dhe aktore, e që të dyja këto kërkojnë make up të bollshëm. Për të mos thënë pastaj se si personazh publik, në shumicën e kohës shfaqet mëse e kuruar.

Por trendin që po përfshin ngadalë shumë figura të njohura të shoëbizit dhe ekranit, duket e ka përqafuar dhe Rudina Dembacaj. Ajo ka postuar një foto ku shfaqet pa pikë grimi, e pa filtra. Epo, ndryshimi nuk është shumë i madh!

Rudina ka qenë së fundi në qendër të vëmendjes në mënyrë të shtuar, për shkak të ndarjes nga bashkëshorti dhe lidhjes me ish deputetin Mark Frroku. Lidhjen e re ajo e konfirmoi në fillim të këtij viti, dhe që prej atëherë nuk ngurruar të postojë vazhdimisht foto me partnerin, duke treguar se është mjaft e kënaqur, pavarësisht se reagimet ndaj kësaj lidhjeje nuk kanë qenë të gjitha pozitive.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article