Marina Vjollca paska një talent të “fshehur”!

Karrierën e saj, Marina Vjollca e nisi si velinë në emisionin “Fiks fare“ në Top Channel.

Që prej atëherë, ajo ka drejtuar disa formate të rëndësishme televizive, e më i fundit prej tyre është “ Klanifornia“ në Tv Klan.

Aq shumë ishim fokusuar tek moderimi, sa e kishim harruar edhe shkathtësinë e Marinës në vallëzim, të cilën na e kujtoi së fundi balerina profesioniste, Alba Hoxha. Ajo ka publikuar një foto me moderatoren bjonde në krah të së cilës shkruan: “Marina ka humbur kot për balerinë”.

Alba mendon pra se Marina është mjaft e zonja në këtë drejtim. Kërcimin e kanë provuar në fillesat e tyre edhe Xhemi Shehu e motrat Viola dhe Petrula Spiro.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article