Ekspozita e Greg Ramës; Kristi ka ndikuar tmerrësisht shumë!

 

Greg Rama ka çelur ekspozitën e tij të dytë ; ku përmes instalacionit ai i ka dhënë një fije bari dimensionet artistike. Në një intervistë për Euro News; 31 vjeçari ka treguar se si dhe ku frymëzohet për të krijuar artin e tij.

“Në përvojën time çdo punë ka motive personale”; u shpreh Gregu edhe ekspozita e fundit e tij të cilën artisti e ka quajtur “El Nihilo” (nga latinishtja përkthehet nga asgjëja); duket se ka një qasje personale por që Rama nuk preferon t’i vërë një emër.

Pyetjes se kujt ja ke dedikuar këtë krijim 31 vjeçari ju përgjigj pa hezitim se ngjarja e tërmetit të 26 nëntorit, ku humbi jetën Kristi, që u përfol si e dashura e Gregut siguisht që ka ndikuar.

“Sigurisht që ngjarja fatkeqe e tërmetit ka ndikuar; Kristi ka qenë një mikeshë dhe më shumë se kaq. Më vjen keq që u përfol kaq shumë në portale, ndonëse jo me korotacion negativ, por shpirti i saj dhe të tjerëve që ikën me të duhet të prehen në paqe. Fatkeqësisht asgjë nuk mund të kthehet më mbrapsht”; u shpreh djali i kryeministrit Rama.

Më tej ai ceku faktin se nuk ndihet aspak komod përballë lajmeve të portaleve që sa herë e shohin me një vajzë i vënë epitetin ‘e dashura e re e Gregut’, siç ishte dhe lajmi që ka qarkulluar së fundmi me moderatoren Xhesi Muçaj.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article