Në ditëlindjen e saj, këngëtarja shqiptare jep lajmin e shtatzënisë

Ajo feston sot ditëlindjen e saj dhe ka zgjedhur që në këtë ditë të veçantë të ndajë me publikun një lajm shumë të bukur.

Ryva Kajtazi ka zbuluar se është shtatzënë për herë të dytë dhe që shumë shpejt pritet të sjellë në jetë fëmijën e saj. Këtë gëzim të sajin, këngëtarja e ka dhënë me anë të një fotoje të publikuar pak orë më parë në Instgram ku shihet me barkun e rrumbullakosur.

“Gëzimi i një nëne fillon kur një jetë e re i lulëzon nga brenda … kur një rrahje e vogël e zemrës dëgjohet për herë të parë dhe i kujton që nuk është kurrë vetëm. Dhurata më e shtrenjtë për mua në ketë ditëlindje je “Ti” pritja ime e ëmbël”, shkruan ajo.

Sa i përket gjinisë, “Prive” ka zbuluar se Ryva është në pritje të një djali dhe aktualisht në muajin e shtatë të pritjes së ëmbël.

Këngëtarja është nënë edhe e një vajze të quajtur Dorela që ka ardhur në jetë në 3 prill të 2017-ës.

Previous ArticleNext Article