Njihuni me bimët që mbajnë larg viruset!

 Bordo sugjeron disa receta natyrale, pa pasur fare nevojë të shpenzoni para duke blerë ilaçe në farmaci. Mjafton të konsumoni disa nga këto produkte natyrale në mënyrë që të forconi imunitetin dhe do të jeni gjithnjë të mbrojtur nga gripi apo edhe viruse të tjera.

Qitro

Disa studime shkencore kanë nxjerrë në pah të mirat qitros: ajo është e dobishme për të luftuar mykun në organizëm. Qitro përmban substanca dezinfektuese që janë të vlefshme kundër kolitit, dhimbjeve të barku, prishjeve të dhëmbëve, rrjedhjeve të hundës dhe dhimbjeve të fytit. Ky frut ju ndihmon për të mbajtur kolesterolin nën kontroll duke përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe shëndetin e mëlçisë. Mos harroni të nisni ditën, pikërisht në mëngjes me një agrume gjatë sezonit të ftohtë, pasi ju ndihmon  të forconi sistemin imunitar me vitamina dhe fibra të ushqimeve natyrore dhe të freskëta.

Xhinseng dhe xhinxheri

Nxitës dhe i aftë për të korrigjuar lodhjen, xhinsengu është një nga recetat më popullore të mjekësisë kineze. Ju mund të gjeni xhinsengun në mjekësinë bimore në formën e ekstraktit të thatë të çajit. Disa kërkime të fundit kanë konfirmuar se kjo bimë ka veprim të fuqishëm kundër stresit, rrit rezistencën dhe ndihmon në prodhimin e interferonit, substancës së prodhuar nga trupi e dobishme për sëmundjet virale. Ndërsa xhinxheri është një përbërës tjetër që zakonisht përdoret në Lindje, si në kuzhinë ashtu edhe në mjekësi: ka veti kuruese ndaj dhimbjeve të fytit dhe gripit, si dhe ndihmon në luftimin e infeksioneve.

Hudhra dhe qepa

Qepa ka veprim antibakterial dhe e kombinuar me hudhrën është antivirale. Hudhrat stimulon aktivitetin e qelizave të bardha të gjakut dhe është një antibiotik i fuqishëm natyror, i cili është i mirë për t’u përdorur si një shtesë ne gatimet e sezonit, edhe pse jo të gjithë e duan për shkak të aromës. Perimet sezonale janë të vlefshme për të shëruar organizmin edhe përmes gatimit. Për t’i gatuar në mënyrë të shëndetshme pritini dhe ziejeni fare pak, shtoni pak vaj ulliri dhe konsumojini gjysmë të gjalla, janë plot vitamina.

Vitamina C e Rosa Canina

A e njihni Rosa Canina? Ajo është bërthama e kuqe e trëndafilit: 100 gr prej saj është ekuivalenti me rreth 30 portokalle në termat e vitaminës C. Nëse doni një recetë ideale, merrini ato dhe ziejini, shtoni ndonjë boronicë, pak kanellë dhe sipas dëshirës sheqer dhe të jeni të sigurt që ajo do të luftojë shumë sëmundje, Rosa Canina do t’ju mbrojë nga ftohjet dhe parandalon gripin. Ajo ka është një nga anti-oksidantët më të fuqishëm në natyrë dhe është detoks, anti-inflamator dhe anti-plakje. Mos harroni se kur ata janë të thata humbasin shumicën e vitaminave, kështu që është më mirë t’i konsumoni të freskëta.

Ekinacea dhe mentja

Ekinacea forcon dhe mbron sistemin imunitar. Kjo bimë ka një efekt baktericid dhe pengon përhapjen e viruseve duke mbrojtur sistemin e frymëmarrjes kundër faringitit, kollitjes dhe dhimbjeve të fytit. Nëse doni të shijoni natyrën, nuk ka më mirë sesa të përjetoni atë përmes një çaji me mente, i cili ka veti qetësuese ndaj fytit.

Propolis, antibiotiku natyror

Mjalti nuk është produkti i vetëm i bletëve: Propolis është një ushqim i pasur me energji, me vlerë në eleminimin e sëmundjeve sezonale dhe rritjen e imunitetit. Kur keni probleme me bajamet, hidhni pak propolis në fyt dhe ai do të jetë një lehtësim i jashtëzakonshëm. Propolis shëron kollitjen dhe inflamacionin, problemet me muket, shëndetin e gojës dhe është imuno-stimulues natyral.

Shafrani dhe speci djegës

Të përdorur tej mase në kuzhinën orientale, shafrani dhe speci djegës janë vlerësuar për mijëra vjet si dezinfektues natyralë. Shafrani stimulon tretjen, është anti-inflamator, dhe imunostimulues. Nëse e ndjeni që sapo jeni ftohur përdorni pak spec djegës në supë dhe ai do t’ju ndihmojë në lirimin e rrugëve të frymëmarrjes. Edhe borziloku është gjithashtu i vlefshëm ndaj sëmundjeve sezonale, pasi është i pasur me antioksidantë, është antimikrobik dhe lufton mikrobet.

 

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *