Grida Duma e pranon: Mund ta ketë gjetur princin e saj të kaltër

Grida Duma ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Në Kurthin e Piter Pan’ në ekranin e ‘Tv Klan’. Duma ësht gjendur përballë pyetjeve të sikletshme të fëmijëve, një prej të cilëve e ka pyetur ish-deputete  lidhur me çështjet e zemrës dhe konkretisht për princin e kaltër.

Gjatë bashkëbisedimit me një prej vajzat të vogla Grida tha se edhe “mund ta ketë gjetur” atë.

Skajla: A e ke gjetur “princin e kaltër”?

Grida Duma: Ti mendon për “princin e kaltër” vetë?

Skajla: Jo!

Grida Duma: Ti nuk mendon, por për atë njeriun që ti mendon se duhet të jetë si “princi i kaltër” si në përralla, se unë mendoj që nuk duhet menduar më për “princin e kaltër” për një gocë kaq fantastike si ti. Gjërat vijnë vetë nëse ti je kaq shkëlqyese se do jesh një njeri i rëndësishëm ti me kaq talent sa ke, por atë ide që kemi ne për “princin e kaltër” në përralla, gjithsesi është mirë që secili prej nesh ta gjejë. Edhe unë mundet ta kem gjetur, por nuk duhet ëndërruar për këtë

Kujtojmë se Grida Duma vetëm disa kohë më parë i dha fund martesës së saj me ish-bashkëshortin, me të cilin ka edhe djalin e vetëm, tashmë adoleshent.

 

Previous ArticleNext Article