Fashionistet mendojnë njësoj; ja ku u inspirua Meghan Markle për fustanin e gjelbër!

Teksa Meghan dhe Harry po bëjnë takimet dhe detyrimet e fundit si anëtarë të familjes mbretërore në Britani; çdo veshje e ish-Dukeshës së Sussex nuk ka kaluar pa u vēnë re.


Fustani i gjelbër që Meghan veshi pak ditë më parë në një event rrêmbeu mijëra komente komplimentuese. Veshja e stiluar nga Emilia Wickstead e tregonte bashkëshorten tejet elegante dhe ‘fashion’.


Nëse kjo veshje ju duket e parë keni shumë të drejtë, pasi modelja Gigi Hadid vitin e kaluar është paraqitur me një veshje të ngjashme në një event për Fuqinë e Gruas. Supermodelja ka zgjedhur versionin ‘jumpsuit’ në ngjyrë të kaltër.


Duke njohur dobësinë e Meghan Markle për modën dhe profesionin e Gigi Hadid që është e lidhur pashmangshmërisht me stilin e modën kjo ‘përplasje’ nuk është aspak e çuditshme.

Previous ArticleNext Article