KreuStil Jetese

8 raste të reja me koronavirus, shkon në 23 numri i të prekurve!

8 raste të reja me koronavirus, shkon në 23 numri i të prekurve!

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë konfirmuar 8 raste të reja me COVID-19, duke e cuar totalin e të infektuarve në 23.

Nga rastet e reja, 2 janë në Durrës, 2 në Elbasan, 1 në Rrogozhinë dhe 3 në Tiranë

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 145 raste për COVID-19 dhe në total janë gjithsesj 298 raste të testuara. Deri në këto momente 23 raste kanë rezultuar pozitiv për COVID-19”.

Njoftimi u bë publik gjatë komunimit të përditshëm nga zv/Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.

Gjendja e tyre deri në këto momente është e stabilizuar. Ndërsa 18 raste të tjera (në total) që kanë rezultuar pozitiv janë të vetëizoluar në shtëpi pa probleme të veçanta.

Shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19 është si vijon:

Tiranë 16 raste, Durrës 3 raste (njera prej të cilave ka ndërruar jetë), Lushnje 1 rast, Elbasan 2 raste, Rrogozhinë 1 rast. Të gjitha rastet kanë pasur histori udhëtimi me Italinë njofton Ministria.

5 prej të prekurve ndodhen në spitalin Infektiv në Tiranë (3 rastet nga i identifikuari i parë me COVID-19, një rast tjetër, 31 vjeçari me banim në Tiranë, me histori udhëtimi me Italinë dhe një grua 45-vjeçare nga Rrogozhina, me histori udhëtimi me Italinë).

Pjesa tjetër ndodhen të vetëizoluar në shtëpi. 2 rastet e reja të Durrësit janë pacientë që kanë patur kontakt me spitalin (të ndjerën), por nuk kanë shenja të sëmundjes dhe janë të vetëizoluar në shtëpi.

Lidhur me mjekët dhe infermiërët e Durrësit 50 testet nga kampioni i parë i kryer në Durrës rezultuan negativë. Do të vijojmë me gjurmimin e rasteve.

Numri i personave në vetëizolim është 18. Numri i personave në vetëkarantimim është 134.

 

/Opinion.al

Tags:

Home Të Reja

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF