KreuKuzhine

Mëngjes i shpejtë dhe i shëndetshëm: Krepa me mjaltë dhe limon!

Fëmijët i kanë shumë qejf krepat ndaj këtë mëngjes ju sugjerojmë një recetë që duhet ta përgatisni për tre arsye: është e shpejtë, e shijshme, e shëndetshme!


Përbërësit: 1 e 1/2 gota qumësht, 4 vezë të mëdha, 1 filxhan miell, 3 lugë gjalpë pa kripë, 1/4 lugë çaji kripë, 2 lugë çaji lëng limoni, si dhe disa feta limoni, 1/2 filxhan dhe 1 lugë gjelle sheqer, 1 filxhan mjaltë.

Përgatitja: Në një blender përzieni qumështin, vezët, miellin, gjalpin, kripën, lëngun e limonit dhe 1 lugë gjelle sheqer. Përziejini për një minutë derisa masa të fillojë të shkumëzohet dhe lëreni në frigorifer për të paktën 30 minuta. Në një tigan vloni 1/2 gotë ujë bashkë me 1/2 filxhan sheqer. Lëre në zjarr derisa sheqeri të jetë shkrirë. Shto fetat e limonit, lërini të ziejnë 5 minuta dhe hiqeni të ftohet.

Lyeni tiganin gjysmë të nxehtë me gjalpë dhe lëreni të ngrohet në temperaturë më të lartë. Shto 1/4 filxhan brumë duke e rrotulluar mbi tigan derisa të mbulosh plotësisht fundin e tij. Lëre të piqet për 2-3 minuta derisa të marrë një ngjyrë të artë. Kthejeni në anën tjetër të piqet dhe kështu vazhdoni me të gjithë krepat.
Në një tas të vogël, përzieni lëngun e limonit me mjaltin dhe servireni me krepat.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF