“Jam tek vjehrra e tretë tani”: Rudina Dembacaj flet për nënën e Eduartit, Aleksit dhe Markut!

Këtë të diel, Rudina Dembacaj ishte e ftuar në programin “E diell”, ku foli hapur për romancën e saj të re me ish-deputetin Mark Frroku. Moderatorja tregoi se ndjenja me Markun nisi ngadalë deri kur një moment e gjeti veten të dashuruar.


Më tej programi vijoi me rubrikën ‘trotuar’ ku tema e kësaj jave ishte ‘të jetosh me vjehrrën apo jo’.
E drejpërdrejtë dhe me humor, Dembacaj hapi temën duke u shprehur se ajo është fiks personi i duhur për këtë temë, pasi në jetën e saj ka qenê nuse e tri vjehrrave:


“Jam fiks personi i duhur për këtë temë sepse unë jam në vjerrën e tretë tani. Kam qenë dhe jam ëndërr e një vjehrre. Jam një nuse shumë e mirë seriozisht”; tha aktorja.

Më pas ajo përshkroi nënat e dy ish-partnerëve të saj, Eduart Grishajt dhe babait të vajzës Aleksit.

Edi Manushi: Një epitet për vjehrrën e parë?

Rudina Dembacaj: Vjehrra e parë ishte shumë diellore.

Edi Manushi: E dyta?

Rudina Dembacaj: E dyta ishte tamam intelektuale.

Rudina Dembacaj: E treta është jetë, është shpirt njësoj sikur ishte gjyshja ime.

Edi Manushi: E katra?

Rudina Dembacaj: Eh, mos u ngatërro o Manush


Kujtojmë që Rudina në të 20-tat e saj ka qenë e fejuar me partnerin e Arbana Osmanit, Eduart Grishajn, ndërsa disa vite më vonë ajo u martua me Aleks Varfaj me të cilin ka një vajzë.


Aktualisht Rudina është lumturisht e dashuruar me ish-deputetin Mark Frroku.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article