“Pse mi ashtu bëhen biskotat?!”: E ëma s’ja përton Arbanës!

Të gjithë e dimë pasionin e moderatores Arbana Osmani për gatimin dhe këto ditë teksa të gjithë jemi mbyllur në shtëpi, Arbana ka kohë plot për t’u marrë me pasionin e saj gatimin.


Osmani poston herë pas here në instastoryn e saj receta të gatimeve që po konsumohen në shtëpinë e saj këto ditë.

Pasditen e së dielës si ëmbëlsirë Arbana bëri biskota me mollë dhe sigurisht që u tregua bujare për ta ndarë me ndjekësit edhe këtë recetë. Mirëpo duket se mamit të saj nuk i është dukur shumë e saktë mënyra e përgatitjes së biskotave dhe menjëherë ja ka deleguar kritikën në inbox.


“Pse mi ashtu bëhen biskotat?!” shkruan zonja Teuta teksa sja ka kursyer kritikën së bijës.

Tipike e nënave shqiptare, që kërkojnë gjithmonë perfekten tek fëmijët, madje edhe tek ‘topthat’ e biskotave!

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article