Koronavirus/ Dalin nga spitali Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij

Tom Hanks dhe Rita Wilson kanë dalë nga një spitali i Queensland në Australi ku qëndronin prej disa ditësh, që nga momenti i testimit për koronavirusin, që rezultoi pozitiv.



“Faleminderit atyre që na ndihmuan. Le të kujdesemi për veten dhe për të tjerët. Hanx”
, -shkruan aktori në rrjetin social Twitter.


Çifti, ndër të parët personazhe VIP që u prekën nga Covid-19 janë larguar nga spitali dhe po qëndrojnë të karantianuar në një shtëpi me qera më Australi.

Dyshja e aktorëve kishin udhëtuar drejt Australisë për xhirimet e nje filmi biografik për jetën e Elvis Presley, ndonëse tashme xhirimet janë pezulluar për një kohë të papërcaktuar.

Hanks dhe Wilson dhanë lajmin e infektimit me Covid-19 vetëm pak ditë më parë përmes njē postimi të bërë në Instagram ku shkruanin:

 “Përshëndetje njerëz. Rita dhe unë jemi këtu në Australi. U ndjemë pak të lodhur, kishim ftohtë dhe dhimbje trupi. Rita kishte edhe dridhje që vinin dhe iknin. Temperaturë të lehtë po ashtu. Për të bërë gjërat siç duhet, siç ka nevojë bota tani, ne u testuam për koronavirus dhe rezultuam pozitiv. Çfarë do bëjmë tani? Ekipet shëndetësore kanë protokolle për të ndjekur. Ne do të izolohemi për aq kohë sa të ketë nevojë shëndeti dhe siguria publike. Do ju njoftojmë. Kujdesuni për veten.”



Previous ArticleNext Article