Sa gjatë jeton Covid-19 në sipërfaqe të ndryshme!

Koronavirusi është i njohur për aftësinë e tij për të qenë shumë ngjitës, si dhe rezistent. Deri më tani, janë shfaqur teori të ndryshme dhe janë bërë konsiderata të shumta në lidhje me atë se sa virusi arrin të mbijetojë në një sipërfaqe. Për t’i dhënë fund pyetjeve është bërë një studim në një universitet të Kalifornise.

Në veçanti, shkencëtarët analizuan katër prej materialeve me tu cilat jeta jonë është e lidhur më shumē: bakër, karton, çelik inox dhe plastikë.

Eksperimenti u krye në temperaturën e dhomës (21-23 ° C me lagështi relative prej 40%), kushte që mund t’i krahasonim lehtësisht me atë të shtëpive tona.

Po cilat ishin rezultatet?

Sipas studimit, qëndrueshmëria e virusit ishte më e gjatë në çelik inox dhe veçanërisht në plastikë. Në të parën, ngarkesa infektive u përgjysmua vetëm pas 6 orësh, ndërsa u desh rreth 7 orë për ta përgjysmuar aftësinë e tij në plastikë. Eliminimi i plotë në çelik u bë pas 48 orësh, ndërsa në plastikë pas 72 orësh. Rreziku, pra, zvogëlohet ndjeshëm me kalimin e orëve, por nuk mund të anullohet deri pas disa ditësh.

Materialet më “paqëndruese” për virusin u zbuluan se ishin bakri dhe kartoni, të cilat përgjysmonin aftësisë e tij infektive në më pak se dy orë për materialin e parë dhe brenda 5 orëve në rastin e dytë. Virusi zhdukej plotësisht pas 4 orësh në bakër dhe 24 orësh në karton.

Sidoqoftë, bazuar në studimet e mëparshme duket se “sipërfaqet e sheshta dhe sipërfaqet e forta janë më miqësore ndaj viruseve sesa ato të rrobave ose sipërfaqeve të ashpra”.

Megjithatë është mirë të mbani mend edhe një herë rekomandimet e njohura për të mbrojtur më mirë veten nga virusi: lani duart shpesh, pastroni sipërfaqet dhe natyrisht të mbeteni sa më të izoluar në mjedisin tuaj shtëpiak.

Previous ArticleNext Article