Koronavirus mbërrin në Vlorë/ Katër persona të një familjeje mbërrijnë në Infektiv!

Konfirmohen rastet e para me Covid-19 në Vlorë. Një familje me 4 anëtarë, gjyshja 77-vjeçare, babai 69 vjeç, mamaja 50 vjeç dhe djali 24-vjeçar sipas asaj që raporton TCH janë konfirmuar me Covid-19.

Shqetësimet në këtë familje kanë filluar më datë 11 mars dhe deri më sot nuk kanë pasur probleme serioze. Pasi kanë bërë tamponin ata kanë rezultuar pozitiv dhe janë nisur drejt Tiranës.

Dyshohet se ata janë infektuar nga djali tjetër i tyre i cili me datë 6 mars ka ardhur nga Bergamo dhe pasi ka qëndruar 1 javë është nisur drejt Gjermanisë. Ka nisur marrja në intervistë e komshinjve dhe personave që ata kanë pasur kontakte me këtë familje.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article