A po bie më në fund sëmundja në Itali? Cfarë tregojnë shifrat e reja!

Autoritetet italiane të shëndetësisë njoftuan në konferencën e përditshme tashmë për shtyp mbi ecurinë e sëmundjes, se numri I vdekjeve në vendin fqinj gjatë 20 orëve të fundit ishte 601; një ditë më parë ka qenë 651, ndërsa të shtunën 793. Shifra të tilla kanë zgjuar menjëherë shpresën se kurba e epidemisë në Itali mund të jetë duke u ulur.

Deri tani, sëmundja në Itali ka pasur një rritje eksponenciale, një fenomen ky që është vënë re dhe në disa  vende të tjera perëndimorë përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-në, ku rastet e të prekurve dhe vdekjet janë dyfishuar cdo tre ditë. Më herët, rajoni italian i Lombardisë ka ndërmarrë masa edhe më të ashpra për të trajtuar përhapjen e koronavirusit. Nën rregullat e reja, të shpallura të shtunën vonë, aktivitetet sportive dhe fizike jashtë do të ndalohen, qoftë edhe individualisht. Përdorimi i makinave shitëse po ashtu ndalohet. Lombardia është në izolim që në 8 mars.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article