E konfirmon deputetja e PS-së: “Djali im është prekur nga koronavirus”

Një nga rastet e konfirmuara me koronavirus ditën e djeshme është djali i deputetes së PS-së, Antoneta Dhima.

Mësohet se 26-vjeçari i familjes Dhima ka rezultuar pozotiv në testin e bërë për Covid-19 dhe është transportuar për në spitalin Infektiv për të marrë trajtimin e nevojshëm.

Ndërkohë e gjithë familja e deputetes së PS-së është futur në karantinë.

Lamin e qarkulluar e ka konfirmuar edhe vete deputetja e qarkut emtë Fierit, Antoneta Dhima e cila bën me dije se djali i saj rezulton i prekur nga virusi.

“Është e vërtetë që im bir ka rezultuar pozitiv ndaj testit të COVID-19, dhe tashmë ndodhet në mjediset e Spitalit Infektiv nën kujdesin e mjekëve dhe infermierëve pas disa ditëve karantinë në shtëpi”, shkruan ajo.

Postimi i plotë i deputetes në Facebook:

“Pas publikimit të një informacioni të dhënë miqësisht, më lind e drejta që në këtë situatë jo shumë të këndëshme të ndalem edhe unë me pak fjalë.

Si qytetarë që punojmë e jetojmë në këtë vend, nuk jemi të përjashtuar nga asgjë, aq më tepër nga semundjet dhe “armiqtë e padukshëm”.

Është e vërtetë që im bir ka rezultuar pozitiv ndaj testit të COVID-19, dhe tashmë ndodhet në mjediset e Spitalit Infektiv nën kujdesin e mjekëve dhe infermierëve pas disa ditëve karantinë në shtëpi.

E ndodhur përballë këtij fakti, si nënë, kam bërë gjthcka munda për të evitur kontaktet e tim biri me persona të tjerë, ndërsa u pa e arsyeshme që ai të qëndronte nën kujdesin e mjekëve dhe infermierëve.

Besimplotë se falë punës dhe përkushtimit të mjekëve dhe infermierëve, gjithcka do të shkoj siç duhet, doja t’ju thosha të gjithëve që të tregoheni të kujdessshëm, të zbatoni rregullat dhe respektoni vendimet e marra.

Edhe pse ende nuk e di se si im bir është prekur nga ky virus, këshilla ime si nënë është të ruani veten, pasi vetëm kështu mund ta fitojmë këtë luftë, të ashpër por jo të pamundur!”

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article