KreuStil Jetese

Në izolim pa make up; shihni ‘fytyrën e vërtetë’ të J.Lopez, Julia Roberts dhe Jessica Alba

Covid-19 ka izoluar në shtëpi edhe personazhe të njohur të Hollywood-it të cilët përmes rrjeteve të tyre sociale po japin mesazhe sensibilizuese për miliona ndjekës.

Yjet prej ditësh janë aktiv në Instagram për t’u treguar ndjekësve të tyre se si ata kalojnë kohën e tyre në shtëpi nën izolim me shpresën për të mos marrë COVID-19.

Përgjatë këtyre ditëve, shumë shpesh ato shfaqen pa grim, që është një kontrast i madh me pamjen e tyre në tapeteve të kuqe.


Të hënën Julia Roberts u shfaq me nje foto selfie, pa pikë make-up, me flokë të lëshuar natyral, me syze optike dhe me nje fustan të kuq ne lule. Të tjera që kanë bërë të tilla dalje në rrjet janë edhe Jennifer Lopez apo Jessica Alba.

Jennifer Lopez me flokë të kapura topuz, pa make up, konfirmon edhe njëherë diferencën e madhe që bën make up, ndonëse aktorja është mjaftueshëm pa komplekse për të qëndruar me look-un natyral edhe në ditë normale.

Një look i pastër: Jessica Alba ka hequr dorë nga tonet e syze apo buzëkuqet. Aktorja kishte zgjedhur të bënte disa trajtime bukurie në shtëpi me dy vajzat e saj.

Kley Cuoco e “Big Bang Theory” u shfaq me një fytyrë të freskët ndërsa pozonte një palë pizhame rozë.

Teresa Giudice nga “Real Housewives Of New Jersey” ishte make up free ndërsa bënte joga në shtëpinë.

Modelja e “Vogue”, Adriana Lima po bën pushim nga dukjet e saj glamour dhe shfaqet pa pikë make up gjatë stërvitjes së saj.

Një bukuri natyrale, kjo mund të thuhet për Cindy Crawford që shihet teksa qëndron në shtëpinë e saj pa grim duke kaluar kohën me lojëra argëtuese

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF