KreuFashion

Recetë: Bukë me fara dhe shumë e shëndetshme!

Përbërësit:

500 gr miell Saraceno (une e marr tek Conad)
3-4 lugë gjelle miell arrë kokosi që e marr tek BioMarket (ose miell tjetër alternativ si psh Kamut)
1 lugë gjelle sheqer broën
1 lugë kafe kripë
1 lugë gjelle vaj ulliri
2 lugë gjelle maja pluhur
600 ml ujë të vakët ose pak më tepër sipas teksturës
3-4 lugë gjelle me fara të ndryshme.

Përgatitja

I përzien të gjitha bashkë në një tas kuzhine derisa të bëhen një masë e plotë por jo e ngjeshur.
Lyen tavën me vaj ose i shtron letër kuzhine (që edhe këtë e lyen me vaj) dhe derdh masën e përgatitur. E pjek në furrë me 180 gradë për 40 -45 minuta.
Kjo nuk është nga ato bukët që fryhet shumë por është shumë e shëndetshme.
Good luck!!
Be SAFE!

#rrineshtepi #stayhome #coronavirus #gatuaj #receta #bordo #bordomagazine #recetatelexuesvetebordo #bordoisalifestyle

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF