Koronavirus në Shqipëri: 3 pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore!

Në deklaratën zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, u tha se janë shënuar 146 raste që kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Aktualisht në Spitalin Infektiv tē Tiranës, po trajtohen 72 pacientë, ndër ta katër në terapi intensive dhe tre pacientë ndodhen në gjëndje të rëndë. Deri tani në Shqipëri janë kryer 1041teste ku 146 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Ajo çfarë e bën edhe më të trishtë situatën në vendin tonë është fakti që mosha mesatare e të prekurve është 48 vjeç dhe jo domosdoshmërisht me patologji të tjera shoqëruese.

Previous ArticleNext Article