Kryeministri Rama shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore; Ja çfarë do të thotë kjo

Kryeministri Edi Rama ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin për shkak të situatës nga koronavirusi. 

Masat e jashtëzakonshme në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë nga koronavirusi prekin të gjitha institucionet, që duhet të realizojnë plane masash organizative dhe administrative për përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, ndërsa edhe buxhetin duhet ta rivlerësojnë në bazë të situatës së krijuar.

Në gjendjen aktuale të fatkeqësisë natyrore ndalohen tubimet, manifestimet  dhe grevat. Gjendja e Fatkeqësisë Natyrore do të jetë në fuqi për 30 ditë

Po çfarë do të thotë “gjendja e fatkeqësisë natyrore”?

  • Kjo do të thotë se qeveria dhe bashkitë kanë detyrim ligjor të kompensojnë të gjithë qytetarët të prekur nga fatkeqësia natyrore

Ligji “Për Mbrojtjen Civile” përcakton se” Fatkeqësi natyrore konsiderohen fatkeqësitë që shkaktohen nga dukuri natyrore ekstreme, që lidhen me tërmetet, përmbytjet dhe vërshimet e ujit dhe dukuri të tjera që ndikojnë në jetën e njerëzve, gjënë e gjallë, pronën, trashëgiminë kulturore dhe mjedisin.”

Neni 39 i ligjit e ngarkon qeverinë për të shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore dhe të marri masat përkatëse.

“Këshilli i Ministrave mund të vendosë, për një periudhë jo më të gjatë se 30 ditë, gjendjen e fatkeqësisë natyrore në një pjesë ose në të gjithë territorin e vendit.”

Në varësi të llojit të emergjencës vendore ( kur përballohet nga bashkia ose bashkitë nëse preken më shumë se një bashki dhe kombëtare(kur kërkon ndërhyrjen e institucioneve shtetërore)-qeveria duhet të marri masa të tilla si:

Caktimin e objekteve shtetërore për tu vënë në shërbim të qytetarëve që të strehohen

Evakuimin e qytetarëve

Zhvendosjen e qytetarëve nga objektet e dëmtuara

Vendosjen e tyre në zona të sigurta si dhe Masa të tjera që parandalojnë pasojat nga fatkeqësia.

Qeveria dhe bashkitë kanë detyrim ligjor të kompensojnë të gjithë qytetarët të prekur nga fatkeqësia natyrore. Ky detyrim ligjor është parashikuar në nenin 41 të ligjit :

“Shteti shqiptar përgjigjet për dëmet që shkaktohen nga pasojat e një fatkeqësie.”

Top Channel

Previous ArticleNext Article