KreuCelebrity

Mes dramës së koronavirusit, Almeda dhe Tolgahan lavdërohen për gjestin humanitar!

Përhapja e vrullshme e koronavirusit ka paralizuar jetën e shumë njerëzve nëpër botë sot. Izolimi vjen me një kostojo vetëm psikologjike, por edhe financiare. Pikërisht në një situatë të tillë, Almeda Abazi dhe partneri i saj Tolgahan Sayisman kanë vendosur të japin ndihmesën e tyre modeste, duke ua lehtësuar barrën në këtë moment të vështirë atyre që janë vërtet në hall.

Kështu, sipas “Ennmagazinn”, ata kanë zgjedhur të mos e marrin qiranë e tre shtëpive që kanë në Amerikë dhe 4 të tjerave në Turqi. Kjo është ndihma që  po u japin familjeve që mund të hasin në vështirësi ekonomike përgjatë kësaj periudhe, kur mjaft njerëz mund të kenë probleme  me punën, e këtij shqetësimi i shtohet dhe ai i të mbeturit jashtë.

Fansat, e jo vetëm ata, e kanë vlerësuar mjaft veprimin e dyshes.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF