Në karantinë e vetme pas kthimit nga SHBA, Aurela Gaçe qëndis emrat e vajzave që i ka larg

Këto ditë nuk kanë qenë aspak të lehta edhe për Aurela Gaçen, e cila prej pothuajse 2 javësh po qëndron e karantinuar larg familjes dhe pa vajzat e saj.

Artistja vendosi të ndërmerrte këtë hap plqë pas kthimit nga një koncert ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke dashur të jetë e kujdesshme dhe të mos rrezikojë askënd që ka pranë

Gaçe e ndau me fansat vendimin ende pa hyr në territorin shqiptar, në ditët ku Covid-19 sapo kishte prekur vendin dhe personat e parë të infektuar.

Megjithatë edhe njëherë, ylli i muzikës na ka treguar kreativitetin e saj dhe sesi po ia del yë mposht mallin dhe të mbush ditët larg dy vajzave dhe familjarëve.

Ajo ka zgjedhur ta shpalosur dashurinë për to duke qëndisur në një triko emrat e tyre.

Një bluze e imja me emrat e gocave. Nuk është perfekt por u bë me dashurinë e mamit të tyre. Ta kenë kujtim nga duart e mamit në izolim…”- shkruan ndër të tjera artistja dhe nëna e Grace dhe Abigail.

Gaçe tregoi se kanë mbetur edhe 3 ditë nga momentin që do t’i marrë në krah vajzat e saja.

Previous ArticleNext Article