2 përbërësit e lirë me të cilët duhet të lajmë frutat dhe perimet, për të luftuar Covid-19!

Me përhapjen e shpejtë të pandemisë së Covid-19 nëpër botë; konsumatorët kanë ngritur shqetësimin nëse ky virus përhapet nëpërmjet produkteve ushqimore.

Specialistët e kontrollit ushqimor në botë e Europë janë shprehur se ende nuk qëndron ndonjë studim që të vërtetojë kalimin e virusit nga ushqimi tek njeriu, ndonëse larja me ujë të bollshëm dhe për disa minuta e frutave dhe perimeve është e domosdoshme në çdo rast.

Nëpërmjet një lidhje në Skype, në programin “Wake Up”, Drejtori i Autoritetit të Kontrollit Ushqimor në Durrës, Manush Kullolli u shpreh se qytetarët nuk duhet të shqetësohen për sigurimin e produkteve ushqimore, pasi situata është nën kotroll dhe produkte ka mjaftueshëm.

Më tej ai theksoi se mbajtja e frutave dhe perimeve në ambiente të freskëta është shumë e rëndësishme, si dhe për larjen e tyre qytetarët mund të përdorin 2 produkte natyrale që janë antibaktetial shumë të mirë siç janē uthulla dhe soda e bukës.

Previous ArticleNext Article