Nuvola, koleksioni luksoz i diamanteve kafe nga Pomellato!

Duke shfaqur një angazhim të fortë ndaj qëndrueshmërisë dhe praktikave etike për vitin 2020, Pomellato pasuron koleksionin Nuvola me shkëlqimin e butë të diamanteve të kafenjtë. Çdo bizhuteri e koleksionit Nuvola është e realizuar me ar dhe diamante të certifikuara nga marka Fairmined, RJC (Këshilli i Përgjegjës i Xhevahire) dhe i certfikuar nga GIA (Instituti Gemologjik i Amerikës).

I hedhur në treg në vitin 2018, Nuvola është një koleksion i rrallë me bizhuteri diamantesh nga Pomellato. Nuvola, që do të thotë RE në italisht, vendos një diamant brenda një sfere prej ari të kuq me formë të çrregullt, që ngjan me një re, duke sjellë një model të sofistikuar krahasuar me atë tradicional të vendosjes së diamantit.

Koleksioni i vitit 2020 vjen me unaza, vathë dhe varëse Nuvola, të cilat vijnë të shoqëruara me dritën paksa intriguese të diamanteve të kafenjtë.

Më pak formalë se diamantet e bardhë, diamantet e kafenjtë janë zemra e elegancës së koleksionit të ri Nuvola. Çdo diamant kafe është unik, sepse ato përfaqësojnë një zgjedhje interesante, janë një xhevahir i rallë, por për çdo personalitet.

Drejtori kreativ i Pomellato, Vincenzo Castaldo shpjegon: Ari i kuq, kaq sensual kombinohet me damantet misterioze kafe, duke e bërë koleksionin Nuvole unik, delikat dhe elegant.

Koleksioni i ri Nuvola përfshin tre masa unazash me diamante kafe nga 0.50, 1.00 dhe 1.50 karatë. Diamanti në qendër është i rrethuar nga një kurorë diamantesh kafe më të vogla, me prerje të përsosur, të inkastruara në ar të nxirë. Pamja juaj do të kompletohet akoma më shumë edhe me një palë vathë me diamante 0.50 karat dhe një varëse prej 0.50 karatësh.

Secili model i koleksionit Nuvola është i stampuar me vulën e markës Fairmined dhe vjen me një “pasaportë origjine” të përsosur, e cila garanton gjurmueshmëri të plotë nga miniera e diamanteve deri në momentin final. Si të gjitha koleksionet e saj, Pomellato e prodhoi këtë koleksion të kufizuar brenda shtëpisë së saj të xhevahireve.

Diamantet vijnë nga anëtarët e RJC, një organ jo-fitimprurës dhe i pavarur i cili garanton transparencën e zinxhirit të furnizimit me diamante, duke promovuar praktikat etike, të drejtat e njeriut, mbrojtjen e mjedisit dhe praktikat e mira të menaxhimit. Diamantet gjithashtu vijnë me certifikatë GIA e cila specifikon ngjyrën dhe peshën e gurit. Numri i çertifikatës është i gdhendur në pjesën e prapme të çdo bizhuterie.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article