KreuFashion

Recetë: Krepa me reçel molle

Përbërësit:
1 gotë miell
1 gotë e gjysëm qumësht
1 vezë
1 kg mollë
250 ml sheqer
600 ml ujë
lëngu dhe lëkura e gjysmës së një limoni
Një shkop kanelle (nëse dëshironi)

Përgatitja e reçelit
Lajini, qërojini dhe prijini mollët në copëza të vogla. Ndërkohë merrni një tenxhere të pastër dhe vendoseni në zjarr. Hidhni në të copat e mollëve të grira, ujin dhe lëngun e limonit.
Mbulojeni me kapak dhe lëreni të ziejë për 15 minuta.
Duhet të këni kujdes të mos e përzieni shumë, copëzat e mollës nuk duhen tretur plotësisht.
Më pas shtoni sheqerin, lëkurën e limonit dhe shkopin e kanellës.
Lërini të marrin valë sërish dhe të ziejë derisa masa e reçelit të fillojë të nxjerrë bulëza.
Më pas, hiqeni nga zjarri, largoni shkopin e kanellës dhe lëngun hidheni në kavanozë të pastër.

Përgatigja e krepave
Në një enë përzieni 1 gotë miell, 1 gotë e gjysëm qumësht dhe një vezë. I përziejmë derisa të arrihet një masë homogjene as shumë e hollë, as shumë e trashë.
Ndërkohë vendosim tiganin në zjarr, të lyer me pak gjalpë. Fillimisht e ngrohim shumë, më pas e ulim pak nxehtësinë.
Me një lugë të madhe marrim përzierjen e krepave dhe e hedhim në tigan, duke lëvizur tiganin në formë rrethore derisa përzierja të marrë një trajtë të këndshme. Përsëritim për gjithë përzierjen e përgatitur.
Së fundmi shtojmë reçelin sipër krepave të përgatitura (sipas dëshirës mund ti shoqëroni me kos të ëmbël ose krem pastiçerie).
Bon Appetit!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF