Fshati me “ujin magjik” në mesin e epiqendrës së Covid 19, që nuk ka asnjë të sëmurë!

Veriu i Italisë është ai që mbajti peshën më të rëndë të pandemisë; pothuajse nuk mbeti pjesë e tij pa u prekur. Por fshati i vogël Montaldo Torinese po i habit të gjithë. Edhe pse ndodhet shumë pranë epiqendrës së koronavirusit, ai nuk ka asnjë rast të vetëm të sëmundjes.

Disa, sipas the Guardian, besojnë se këtë zonë e mbron pusi i famshëm i saj, me ujin “magjik” i cili sipas legjendës, shëroi nga pneumonia trupat e Napoleon Bonapartit, që kishin ngritur kampin atje qershorin e 1800-tës.

Megjithatë, kryebashkiaku I zonës, Sergio Gaiotti, është njeri me këmbë në tokë. “Falë ajrit të pastër, ushqimeve të freskëta por edhe pusit, ata u shëruan. Gjatë asaj periudhe, uji ndoshta ka ndihmuar vërtet. Por sot, pusi është mbyllur dhe uji i tij përdoret vetëm për të ujitur fushat. Nuk pihet dot prej tij”, thotë Gaiotti.

Sipas kryebashkiakut, arsyet më të besueshme për mungesën e koronavirusit në Montaldo Torinese mund të jenë ajri i pastër dhe mënyra e shëndetshme e jetesës, si dhe përpjekjet e tij për të paralajmëruar njerëzit në kohë për rreziqet e koronavirusit.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article