Ashtu si Kina, edhe Italia ka nisur të vërë në zbatim praktikën e robotëve infermierë, për të përballuar fluksin e madh të pacientëve me Covid-19, si dhe për të evituar sa më shumë infektimin e mjekëve dhe infermierëve me virusin vdekjeprurës.
‘’Roboti na ndihmon të monitorojmë disa parametra klinikë të pacientit si për shembull, rrahjet e zemrës, frymëmarrjen, presionin e gjakut si edhe aspektet mekanike të frymëmarrjes’’, shprehet Francesko Dentali, drejtor i repartit të kujdesit intensiv, Në spitalin Circolo, në Vareze, në Lombardi.
Ballafaqimi me robotët shpesh kanë çuar në mospēlqim tek pacientët e moshuar, të cilët e kanë të vështirë të besojnë se një robot mund të kujdeset për shëndetin e tyre, ndērsa krejt e kundērta ndodh me pacientët e rinj në moshë që janë shumë të hapur rreth këtij zhvillimi teknologjik.



















