Dëgjo muzikë të bërë në shtëpi, si buka e bërë vetë. Direkt nga Karantina!

Nga Ilda Lumani

“Lëre horoskopin dhe dëgjo muzikë të mirë, të bërë në shtëpi si buka e bërë vetë direkt nga karantina”, më shkruante këtë mëngjes Kastro Ziso, duke iu përgjigjur kështu një postimi tim në rrjetin social Instagram- vend takimi ynë me miqtë, të njohurit dhe lexuesit e bordo në këto ditë.
Dita vijoji me rutinën e re të izolimit dhe ja pas dreke, teksa mora librin për të vijuar leximin e “Një dashuri” të Buzzatit u kujtova për këngët e Kastros dhe vura dhe kufjet në vesh, me idenë që të dëgjoja a njëherësh duke lexuar (fiks si në kohën e universitetit! Nuk e kuptonin shoqet e mia këtë veprim atëherë, por në fakt unë e përdorja edhe si një mënyrë për të zënë veshët dhe për të mos më hyrë asnjë zë, që do të më tërhiqte vëmendjen nga leximi!).


E teksa mendova t’i kthehsha këtij habitati të vjetër, ishte e pamundur të lexoja. Këngët e Kastros nuk duhen dëgjuar si një muzikë që shoqëron leximin, apo një tjetër veprimtari. Ato duhen dëgjuar me përqëndrim të plotë… Duhen dëgjuar fjalët, teksti, tema, filozofia dhe gjithçka që duan të na dëftejnë nga ky realitet i ri, që na zuri pritë tek porta! Janë këngë të krijuara në këto 3 javë izolimi. “Karantina” quhet përmbledhja më 6 këngë, të realizuara prej Kastros dhe Vinsmoker.


“The Boss”, “Lemon”, “Kuleta”, “Karantina”, “Ata”, “Drunk in love” janë të gjashta kaq të ngjshme me mendimet tona në këto ditë, ku të gjithë kanë bërë një prapa kthehu në jetë për të parë çfarë kanë bërë mirë… çfarë kanë bërë keq…çfarë mund të bëjmë më mirë… çfarë duhet të mos e bëjmë më! Sigurisht, nëse do t’i mbajmë mend këto zotime, pasi të hiqen maskat!
Deri atëherë le të reflektojmë pak, nën ritmet e Kastros dhe fjalëve të tij!!! Mund të jetë një recetë më e mirë se ato që publikojmë çdo ditë në Instagram!

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article