KreuBusull

Koronavirus infekton sërish stafin mjekësor; një tjetër mjek i njohur, shtrohet tek Infektivi!

Teksa numri i personave të infektuar me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 333, pak minuta më parê Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se ndër të prekurit në 24 orëshin e fundit është edhe reanimatori Roland Xhaxho, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin Infektiv, në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

“Mjeku i njohur që u bë pjesë e ekipit të organizimit të shërbimit reanimator për situatën Covid19. Dr. Xhaxho është në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe po trajtohet në shërbimin infektiv në QSUT. Ministria e Shëndetësisë i uron shërim të shpejtë mjekut reanimator që po lufton me sëmundjen COVID19, në kujdesin e ekipit mjekësor të spitalit infektiv në QSUT”.; shkruhet në faqen zyrtare të MSH.

Tags:

Home Busull