KreuFashion

Recetë: Tavë me perime franceze

Nga Melba

Përbërësit për salcën:
Domate 900gr
Speca 250gr
Qepë 200gr
Karrota 200gr
Selino 100gr
Gjalpë 60gr
Hudhra 2 thelbinj
Trumzë
Borzilok
Piper djegës
Kripë
Sheqer
Dafinë
Spec djegës
Përbërësit për shtresën e sipërme:
Kungull i njomë
Patëllxhan
Domate
Patate
Speca
Vaj ulliri
Kripë
Trumzë

Përgatitja e salcës:
1. Vendosim specat në furrë në 180 ° C për 20 minuta.
2. Vendosim domatet në një enë me ujë të nxehtë për 10minuta (për të hequr lëkurën), më pas i grijmë në blender.
3. Në një tigan skuqim me vaj ulliri qepën, karrotat dhe selino dhe shtojmë gjalpin.
4. Shtojmë purenë e domates dhe 2 gjethe dafine.
5. Qërojmë dhe ngrijmë specat e pjekur në furrë, më pas i shtojmë në tigan.
6. Shtojmë erzat, hudhrat, specin djeges, kripën, sheqerin, trumzën, borzilokun
7. I lëmë të ziejën për 6 minuta.
8. Presim perimet në feta të holla (pataten, patellxhanin, kungullin, domaten, specat),i vendosim patëllxhanin dhe kungujt në një enë me ujë të ftohtë dhe të kripur për 20min.
9. Shtrojmë salcën në një enë dhe sipër vendosim perimet.
10. Në një enë tjetër përzijmë vaj ulliri, trumzë, kripë, piper dhe i shtojmë sipër perimeve.
11. I vendosim të piqen në furrë në 160 ° C për 90 min.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF