Pas Alban Musës, largohet edhe Suada Daci nga programi “Rreze Dielli”: Ja moderatorja që i zëvendëson!

Fillimi i këtij sezoni televiziv i nisi mëngjeset në Report Tv me programin “Rreze Dielli” moderuar nga Alban Musa dhe Suada Daci.

Pak javë më parë, për arsye mosmarrëveshje me drejtuesit e televizionit, Albani lajmëroi largimin nga programi, duke i uruar suksese koleges së tij, sê cilës ju desh të vijonte mëngjeset në Report Tv e vetme.

Por, duket se as Suada nuk mundi dot ta mbyllte këtë sezon dhe dy ditë më parë edhe ajo lajmëroi largimin nga programi.

Sipas moderatores Daci, puna nuk mund të bëhej më me dëshirë nëse të kthehej thjesht në ‘detyrë shtëpie’, ndaj zgjidhja më e mirë ishte që këtë ‘detyrë shtëpie’ të mos e bëjë më.

Megjithatë televizioni nuk ka vonuar shumë dhe e gjeti shumë shpejt zëvendësuesen e dyshes.
Katerina Trungu është vajza së cilës i është besuar “Rreze dielli” për të paktën deri në mbyllje të këtij sezoni.

Ka qenë vetë Katerina që ka lajmëruar nëpërmjet rrjeteve sociale se tashmë mëngjeset në Report Tv shikuesit do t’i kalojnë me të.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article