KreuCelebrity

Pse ky fustan i Lady Dianës u quajt si ‘fustani i hakmarrjes’?

E dini që pas këtij fustani të shkurtër të zi, i veshur në vitin 1994 nga Princeshë Diana u quajt “fustani i hakmarrjes”?!

Disa ditë pas ditëlindjes së saj të 33-të, Diana Spencer, me rastin e festës së kopshtit në Galerinë Serpentine në Londër, është fotografuar e veshur me një fustan që do të mbeste në histori. Fustani i zi, i shkurtër mbi gju, me dekolte tejet bujare dhe mëngë të varura mban firmën e stilistes greke Christina Stambolia. Me një zgjedhje veshje, në dukje e thjeshtë e zezë e ndriçuar nga bizhuteritë e perlave dhe safirit prishi asokohe protokollin e vërtetë të veshjes së një princeshe.

Por pse një zgjedhje e tillë e guximshme për gruan e Charles të Anglisë? Thuhet se për ngjarjen e vitit 1994, opsioni i parë ishte në të vërtetë një veshje e stilistit Valentino, por Diana vendosi në moment të fundit për një veshje më “seksi”. Veshja mund të ngjallte zhurmë dhe thashetheme të ndryshme, por shtypi preferon ta quaja atë “veshje hakmarrjeje”, pra “veshja e hakmarrjes”.

Arsyeja është e thjeshtë: po atë mbrëmje, ndërsa Diana shfaqet vetëm, në Serpentine, burri i saj jep një intervistë zyrtare në rrjetet kombëtare për të rrëfyer tradhtinë dhe dashurinë e tij për Camilla Parker-Bowls, si dhe vitet e martesës së pakënaqur.

Zonja D tashmë, e vetëdijshme se sytë do të ktheheshin drejt saj, merr hak me armën e bukurisë, duke veshur atë fustanin e guximshëm të zi. Një hakmarrje në stil, plot sharm.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF